Fox News: Biden është bërë një kukull e asistentëve të tij
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se media amerikane “Fox News” zbuloi se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të moshës së vjetër nuk është në gjendje të menaxhojë @ështjet shtetërore dhe për këtë arsye vendimmarrësit kryesorë në qeverinë e tij janë të rinjtë që e rrethojnë atë dhe në fakt, ai është vetëm një kukull në duart e tyre që e lëvizin sipas dëshirës së tyre.
Greg Gatfield, spikeri i Fox News, tha se presidenti amerikan Joe Biden është i ndikuar nga të rinjtë që e rrethojnë atë dhe që marrin vendime për Amerikën në emër të tij.
“Nëse e rrethoni veten me shoqërues të mirë, inteligjentë dhe kompetent, plakja nuk është problemi më i madh”, shtoi Gutfield.
Ai vazhdoi: "Çështja në lidhje me Biden nuk është në këtë mënyrë sepse presidenti amerikan është i rrethuar nga të rinj që janë të ndarë nga realiteti i jetës së qytetarëve dhe janë të papërvojë dhe të këqij. Ata duan të ndryshojnë Amerikën; por ky ndryshim nuk është një lëvizje për ta përmirësuar situatën aktuale".
Ky spikeri amerikan gjithashtu zbuloi se: "Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Joe Biden nuk është në gjendje të koordinojë dhe të kryejë punët e qeverisë amerikane, dhe për këtë arsye, ai ia ka ngarkuar këto përgjegjësi asistentëve dhe këshilltarëve të tij, të cilët në fakt menaxhojnë gjithçka dhe thjesht tërheqin fijet e Bidenit sikur që ai të ishte një kukull".
Ai duke iu drejtuar Biden, theksoi: “Joe; e vërteta keqardhëse është kjo se ne besojmë se ju nuk e dini sa vjeç jeni apo ku jeni, nuk dini si të dilni nga podiumi, madje as nipërit e mbesat tuaja nuk i njihni shumë mirë”.
Presidenti amerikan Joe Biden, i cili së fundmi festoi ditëlindjen e tij të 80-të, prej muajsh ka shfaqur shenja të dobësisë mendore; nga gafat dhe gabimet verbale e deri te dremitjet e papritura dhe mbajtja të udhëzimeve se si të ulet e të ngrihet në ceremoni të ndryshme, të cilat i shkruajnë personat që ndodhen rreth tij dhe në disa ceremoni është kapur nga kamerat e gazetarëve duke zbuluar skandalet e tij.
Disa muaj më parë, mediat publikuan një foto tallëse të Joe Biden gjatë pjesëmarrjes së tij në një takim për "energjinë e erës".
Pika interesante e kësaj fotoje është prania e një udhëzimi në dorën e Joe Biden, ku atij i kujtohen sjelljet më elementare dhe të thjeshta, si për shembull, si të futesh në sallë dhe të ulesh e të ngrihesh.
Në këtë fletë shkruhej: "Do të hyni në sallën "Roosevelt Hall" dhe do të përshëndesni auditorin, do të uleni, do të hyjnë reporterët, do të mbani një fjalim të shkurtër (deri në dy minuta). Gazetarët do të largohen nga salla. Ju do t'i bëni një pyetje Liz Shulerit (kryetares së sindikatës së punëtorëve), Shënim: Liz po merr pjesë virtualisht në takim, ju do të falënderoni të pranishmit dhe do të dilni jashtë".
Më parë, Joe Biden kishte bërë gjëra të çuditshme, si dremitja gjatë një ceremonie ushtarake dhe takimi me Naftali Bennett, ish-kryeministrin e regjimit sionist, gjë që pati një mbulim të gjerë në media për tallje.