Publikimi i dokumenteve të reja për krimet e regjimit sionist
Gazeta Guardian lëshoi dëshmi befasuese për krimet e kryera nga ushtria izraelite kundër palestinezëve.
Sipas rrjetit al-Mayadeen, gazeta angleze Guardian publikoi dëshmi befasuese në një reportazh të titulluar “Thyerja e heshtjes”, që është një dokument i krimeve të ushtrisë së regjimit sionist kundër palestinezëve. Ky raport thekson se dëshmitë synojnë të shpjegojnë mbështetjen financiare të SHBA-së ndaj dhunës së ushtrisë pushtuese në Palestinë. Shkeljet e dokumentuara nga Guardian bazuar në dëshmitë e ish-pjesëtarëve të ushtrisë okupatore, përfshijnë keqtrajtimin e fëmijëve, torturimin e të burgosurve, shkatërrimin e shtëpive palestineze dhe trajtimin e ashpër të familjeve palestineze gjatë postblloqeve. Në një raport të detajuar më 1 shkurt 2022, Amnesty International hetoi përmasat e krimeve kundër njerëzimit të kryera nga regjimi izraelit kundër kombit palestinez. Në fund të këtij raporti, kjo organizatë theksoi nevojën e ndjekjes penale të krimeve të regjimit izraelit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, organizatat ndërkombëtare dhe gjykatat kombëtare të vendeve. Ky raport analizon në detaje arrestimet arbitrare dhe të paligjshme, konfiskimin e tokës dhe ndërtesave, vrasjet e paligjshme, dëbimet e detyruara, kufizimet në lëvizje, parandalimin e arsimit dhe shumë shembuj të tjerë të shkeljeve të rënda të të drejtave themelore të njeriut të palestinezëve.