Macron bëri thirrje për reduktimin e varësisë së Evropës nga Amerika
https://parstoday.ir/sq/news/world-i136912-macron_bëri_thirrje_për_reduktimin_e_varësisë_së_evropës_nga_amerika
Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për një rol vendimtar të Bashkimit Evropian në NATO dhe reduktimin e varësisë së bllokut nga Shtetet e Bashkuara.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 22, 2022 19:03 Europe/Tirane
  • Macron bëri thirrje për reduktimin e varësisë së Evropës nga Amerika

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për një rol vendimtar të Bashkimit Evropian në NATO dhe reduktimin e varësisë së bllokut nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas Wall Street Journal, gjatë kthimit nga Jordania në Francë, Macron tha se Evropa duhet të ketë një rol më vendimtar në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe të zvogëlojë varësinë nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti francez shtoi gjithashtu se Bashkimi Evropian duhet të përmirësojë aftësitë e tij mbrojtëse dhe të zhvillohet ushtarakisht për të siguruar paqen në rajon. Në një bisedë me tre gazetarë të Le Monde, Wall Street Journal dhe El Nahar në avionin presidencial francez, ai theksoi se këmbëngulja e tij për zhvillimin e mbrojtjes evropiane nuk është një alternativë ndaj NATO-s. Makron shpjegoi se një Evropë më e fortë do të lejonte kontinentin të bëhej më autonom brenda aleancës së NATO-s, të punojë në NATO dhe me NATO-n, por të mos jetë i varur prej saj.Për anëtarësimin e Ukrainës në këtë aleancë, që ishte faktori më i rëndësishëm në fillimin e pushtimit rus të këtij vendi, ai deklaroi se hyrja e Kievit në NATO nuk është skenari më i mundshëm. Megjithatë, Macron kujtoi se Ukrainës duhet t'i jepen garanci më të forta sigurie.