Grevë njëjavore e mjekëve në Francë
(last modified Tue, 27 Dec 2022 06:05:04 GMT )
Dhjetor 27, 2022 07:05 Europe/Tirane
  • Grevë njëjavore e mjekëve në Francë

Mjekët në Francë që nga e hëna kanë hyrë në grevë për një javë dhe kanë kërkuar tarifa të dyfishta për pranimin e pacientëve. 

Sputnik ka shkruar, se mjekët në Francë u kanë kërkuar kolegëve që nga e hëna të mbyllin klinikat e tyre. Ata kanë kërkuar dyfishimin e tarifës për pranimin e pacientëve nga 25 euro në 50 euro, si dhe kushte më të mira pune. Pas grevës mbarëkombëtare të mjekëve në fillim të dhjetorit, kjo është protesta e dytë e sindikatës së mjekëve në këtë vend të Evropës Perëndimore brenda muajit të fundit. Në këtë raport thuhet se mjekët ankohen për shtimin tejmase të numrit të pacientëve në spitale sidomos pas epidemive të vazhdueshme të gripit, koronës dhe bronkiolitit në vend. Këtë verë, punonjësit e mjekësisë dolën në grevë në të gjithë Francën për të kërkuar një rritje page. Sindikatat kanë vënë në dukje se Franca po përballet me një krizë të kujdesit shëndetësor dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor tre vitet e fundit i kanë kaluar duke u përpjekur që të tërheqin vëmendjen e shtetit ndaj gjendjes së rëndë të spitaleve publike, institucioneve mjekësore dhe sociale.