Ukraina: Irani nuk i ka dorëzuar raketa Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i137128-ukraina_irani_nuk_i_ka_dorëzuar_raketa_rusisë
Një zyrtar i lartë i inteligjencës ukrainase përsëriti se Irani nuk i ka dorëzuar asnjë raketë Rusisë për përdorim kundër Ukrainës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 27, 2022 07:05 Europe/Tirane
  • Ukraina: Irani nuk i ka dorëzuar raketa Rusisë

Një zyrtar i lartë i inteligjencës ukrainase përsëriti se Irani nuk i ka dorëzuar asnjë raketë Rusisë për përdorim kundër Ukrainës.

Sipas Ukrainian Form, Kirilo Budanov, kreu i informacionit i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, të hënën në një intervistë me New York Times tha: Rusia po përpiqet të blejë municion nga Irani.  Rusia gjithashtu dëshiron që Irani t'u shesë atyre raketa balistike. Megjithatë, Irani nuk u ka dhënë atyre as edhe një raketë të vetme. Jo shumë kohë më parë, Mikhailo Podoljak, këshilltar i lartë i Presidentit të Ukrainës, në një intervistë me New York Times gjithashtu tha: Irani nuk ka dorëzuar ende raketa balistike në Rusi dhe mund të mos e bëjë këtë për shkak të presionit diplomatik. Rusia po kërkon të plotësojë arsenalin e saj duke ofruar blerjen e raketave iraniane. Sekretari i Këshillit të Sigurimit Nikolai Patrushev në nëntor vizitoi Teheranin dhe u raportua se raketat ishin në listën e tij të blerjeve. Por Podoliak tha se marrëveshja ende nuk është finalizuar. Nasser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, në një nga konferencat e tij për shtyp për dërgimin e armëve në Rusi për përdorim në luftën me Ukrainën tha: Irani është përpjekur gjithmonë të përdorë marrëdhëniet dhe aftësitë e tij për të ndihmuar të dy vendet të arrijnë një zgjidhje politike për zgjidhjen e krizës dhe ne hedhim poshtë pretendimet për dërgimin e armëve në Rusi.