Kontributi i Gjermanisë në buxhetin e BE-së ka shënuar një rekord të ri
(last modified Fri, 30 Dec 2022 13:01:44 GMT )
Dhjetor 30, 2022 14:01 Europe/Tirane
  • Kontributi i Gjermanisë në buxhetin e BE-së ka shënuar një rekord të ri

Vlerësimet e fundit tregojnë se kontributi i Gjermanisë në buxhetin e BE-së ka arritur një rekord prej 25.1 miliardë euro.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se agjencia gjermane e lajmeve DPA shkroi të enjten se sipas vlerësimit të kësaj medias për buxhetin e Bashkimit Evropian për vitin 2021, Franca ka kontribuar sa gjysma e Gjermanisë, pra 12.4 miliardë euro dhe Italia ka kontribuar sa një e shtata e Gjermanisë, pra 3.2 miliardë euro në buxhetin e BE-së.

Në të njëjtën kohë, Polonia është marrësi më i madh i fondeve nga Bashkimi Evropian, pasi ka marrë rreth 11.8 miliardë euro. Kjo shifër është më shumë se shuma e ndihmës që Polonia i ka dhënë Bashkimit Evropian. Greqia me 4.5 miliardë euro, Hungaria me 4.1 miliardë euro dhe Rumania me 4 miliardë euro janë përfituesit e radhës më të mëdhenj të fondeve nga Bashkimi Evropian.

Në vitin 2020, Gjermania kontribuoi në buxhetin e BE-së me rreth 19.4 miliardë euro. Në negociatat për kuadrin financiar të Bashkimit Evropian nga viti 2021 deri në vitin 2027, u ra dakord që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të rrisin shumën e ndihmës së tyre për të kompensuar mungesën e ndihmës britanike pas Brexit. Buxheti i qeverisë federale gjermane në vitin 2021 ishte rreth 548 miliardë euro. Kontributi i çdo vendi në buxhetin e BE-së përcaktohet në bazë të fuqisë së tij ekonomike në Union.