Martir Sulejmani, shembull i luftës kundër terrorizmin
Një takim me titull "Emri i Sulejmanit kodi i rezistencës, i luftës kundër terrorizmit dhe kundër politikës së njëanshme" u zhvillua në fondacionin "Rus R" të Rusisë dhe martir Sulejmani u kujtuar si një shembull dhe simbol i luftës kundër terrorizmit në mesin e popujve të botës.
Në prag të trevjetorit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, fondacioni "Rus R" ka organizuar një takim me titull "Emri i Sulejmanit kodi i rezistencës, i luftës kundër terrorizmit dhe kundër politikës së njëanshme" me pjesëmarrjen e figurave shkencore, politike, kulturore dhe ushtarake në të cilin është përkujtuar personaliteti dhe veprimtari i gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmani.
Kazem Xhalali, ambasadori i Iranit në Rusi, në këtë takim, deklaroi: "Martir Sulejmani është personaliteti më i madh i luftës kundër terrorizmit dhe vrasësit e tij të cilët pretendojnë se luftojnë kundër terrorizmit, kanë treguar se ata në realitet mbështesin terrorizmin. Gjenerali i martirizuar Kasem Sulejmani në rrugën e mbrojtjes ndaj njerëzve të shtypur, nuk i kushtonte vëmendje fesë dhe kombësisë së tyre, për arsye se ai ishte hero i luftës në rrugën e njerëzimit".
Në këtë takim kanë folur edhe shumë figura dhe personalitete të jetës shoqërore, politike dhe universitare të Rusisë të cilët duke shprehur respekt ndaj personalitetit të gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmani, kanë kujtuar dhe vlerësuar veprimtarinë dhe sakrificën që ka treguar ai në mbrojtjen e idealeve dhe vlerave njerëzore në luftën kundër arrogancës dhe terrorizmit.