Vazhdon greva e punonjësve të hekurudhave në Britani
Greva e punonjësve të sektorit hekurudhor të Britanisë vazhdoi për të dytën ditë radhazi dhe ata kërkojnë përmirësimin e pagave dhe kushteve të punës në përputhje me inflacionin e lartë në këtë vend.
Pas kësaj greve, pasagjerët enden nëpër stacionet hekurudhore dhe nuk mund të blejnë bileta.
Kjo grevë ka lënë në hije edhe aktivitetet e sektorëve të tjerë si sektori i shëndetësisë dhe trajtimit dhe jetës publike në Britani.
Greva e punonjësve të hekurudhave britanike ka shkaktuar anulimin e mijëra udhëtimeve në ditë dhe ka ulur aktivitetin e trenave në 20% në ditët e grevës dhe 60% në ditët në vijim.
Rritja e inflacionit dhe çmimi i mallrave bazë, veçanërisht karburanteve në Angli, ka ndikuar rëndë jetën e njerëzve, veçanërisht të punonjësve të sektorit publik.