Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Kaliforni
(last modified Mon, 09 Jan 2023 17:51:38 GMT )
Janar 09, 2023 18:51 Europe/Tirane
  • Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Kaliforni

Pas një jave stuhish të forta dimri që vranë të paktën 12 njerëz dhe ndërprenë energjinë në qindra mijëra shtëpi dhe biznese në shtetin e Kalifornisë, presidenti amerikan Joe Biden më në fund shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në këtë shtet.

Pas stuhisë së dimrit që përfshiu Shtetet e Bashkuara në të njëjtën kohë me festat e Vitit të Ri, stuhia e quajtur "Lumi Atmosferik" në Kaliforninë Veriore shkaktoi përmbytje, rrëshqitje dheu, ndërprerje të trafikut urban dhe rrugor, si dhe ndërprerje të energjisë në disa zona. Stuhia e borës në shumë shtete amerikane ka vrarë dhjetëra njerëz dhe ka shkaktuar miliarda dollarë dëme në infrastrukturën në këto zona.

 

Tags