Populli i Afganistanit kërkon gjykimin e princit vrasës britanik
Pas pretendimit të Princit Harry në kujtimet e tij të reja se ai vrau 25 anëtarë të talebanëve gjatë shërbimit të tij në ushtrinë britanike, protestuesit dolën në rrugë në jug të Afganistanit.
Sipas Associated Press, pjesë të ndryshme të popullit afgan dënuan rrëfimin e Princit Harry për vrasjen e 25 shtetasve afganë theksuan se rrëfimet e princit janë vetëm një pjesë e krimeve të luftës të kryera nga aleatët e NATO-s gjatë luftës së gjatë amerikane në Afganistan. Gazeta angleze "Guardian" të enjten e javës së kaluar publikoi një reportazh ekskluziv për librin e Princ Harry-t, djali i vogël i mbretit të Anglisë. Princi Harry shkroi në kujtimet e tij se i kishte vënë në shënjestër këta njerëz nga një helikopter dhe kur i vrau mendoi se nuk ishin qenie njerëzore por gurë shahu. Këto fjalë të Princit Harry kanë hasur në reagime të shumta nga shtresa të ndryshme të popullit afgan dhe të zyrtarëve talebanë. Forcat e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara u larguan nga Afganistani në gusht 2021 pas 20 vitesh lufte dhe talebanët erdhën sërish në pushtet. Princi Harry shkroi në kujtimet e tij të reja me titull "Shtesë" se në vitin 2012, kur shkoi në Afganistan për herë të dytë , ai mori pjesë në gjashtë operacione ku nga helikopteri ka vrarë 25 pjesëtarë të talebanëve, por nuk ndjen as turp dhe as krenari për këtë. Në këtë libër, ai iu referua atyre si "gurë shahu" që "u hoqën nga fusha e lojës." Pretendimi i Princit Harry gjithashtu zemëroi zyrtarët talebanë dhe shqetësoi veteranët britanikë.