ANEA trefishon praninë e saj në centralet bërthamore të Ukrainës
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike do të dërgojë ekspertë në centralet bërthamore të Ukrainës në ditët në vijim dhe përfundimisht do ta trefishojë praninë e saj në këto centrale.
Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, do të jetë në Ukrainë javën e ardhshme për të nisur reaktorët e rinj. ANEA tha se edhe pse misione jo të përhershme janë kryer që nga fillimi i luftës, por tani, ky vendim paraqet një rritje masive të këtij misioni. Deri më tani, vetëm centrali bërthamor shumë i ndjeshëm i Zaporizhia, i cili tani është nën kontrollin rus dhe është afër vijës së frontit, ishte vazhdimisht në shënjestër të bombardimeve, ka qenë vend i pranisë së madhe të ekspertëve të ANEA dhe që nga muaji shtator, mbi katër ekspert të ANEA-s janë vendosur në këtë central bërthamor.
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, "nga tani e tutje, rreth 11 deri në 12 ekspertë do të jenë të pranishëm në Ukrainë në çdo kohë për të monitoruar situatën, për të inspektuar pajisjet ose për të ofruar ndihmë teknike".
Në dhjetor, pas takimit me Rafael Grossi, kryeministri i Ukrainës, Denis Chmygal, njoftoi se misione të tilla janë për "sigurimin" e pesë centraleve bërthamore të vendit, por nuk u specifikua orari dhe qëllimi i këtyre misioneve.
Përveç Zaporizhisë, ekspertët e ANEA-s do të vendosen në tre centrale të tjerë bërthamore të Çernobilit. Në vitin 1986, centrali bërthamor i Çernobilit pësoi aksidentin më të keq civil bërthamor në histori. Grossi është planifikuar gjithashtu të takohet me zyrtarë të lartë ukrainas gjatë vizitës së tij në Ukrainë në kuadër të përpjekjeve për të krijuar një "zonë mbrojtëse" rreth centralit Zaporizhia.
Prej disa muajsh ai kryen konsultime me Kievin dhe Moskën, të cilat deri më tani nuk kanë pasur sukses.