Bashkimi Evropian sanksionon 40 personalitete dhe institucione iraniane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i138098-bashkimi_evropian_sanksionon_40_personalitete_dhe_institucione_iraniane
Faqja e internetit "Politico" duke u bazuar në disa dokumente, ka raportuar se Bashkimi Evropian planifikon të vendosë të paktën 40 personalitete, kompani dhe institucione iraniane në listën e re të sanksioneve me pretekstin e mbështetjes së trazirave të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 14, 2023 12:17 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian sanksionon 40 personalitete dhe institucione iraniane

Faqja e internetit "Politico" duke u bazuar në disa dokumente, ka raportuar se Bashkimi Evropian planifikon të vendosë të paktën 40 personalitete, kompani dhe institucione iraniane në listën e re të sanksioneve me pretekstin e mbështetjes së trazirave të Iranit.

Sipas draftit të një sërë dokumentesh që faqja e informative analitike “Politico” pretendon se disponon, Bashkimi Evropian po kërkon të vendosë sanksione të reja ndaj të paktën 40 personaliteteve dhe institucioneve iraniane me pretekstin e mbështetjes së trazirave brenda në Iran.

"Politico" ka raportuar se janë gjithsej 27 dokumente të Bashkimit Evropian të hartuara nën titullin “Paketa e provave” që Bashkimi Evropian kërkon të justifikojë paketën e re të sanksioneve kundër Republikës Islamike të Iranit bazuar në një sërë informacionesh, shumica e të cilave janë raporte dhe spekulime mediatike.

Sipas këtyre dokumenteve, janë 17 zyrtarë iranianë që Bashkimi Evropian po shqyrton t'i sanksionojë, duke përfshirë guvernatorët rajonalë, një deputet, një ministër dhe një zyrtar të lartë të Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit.

Bashkimi Evropian po përpiqet gjithashtu të vendosë sanksione të reja kundër zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit nën pretekstin e mbështetjes së trazirave të Iranit.

Në listën e sanksioneve të reja të Bashkimit Evropian duket edhe emri i Sejed Hamid Saxhadi Hezave, ministri i rinisë dhe sportit të Iranit kjo bëhet me pretekstin se Bashkimi Evropian pretendon se i detyron sportistët iranianë të heshtin në arenën ndërkombëtare dhe pengon ata që të flasin kundër Republikës Islamike.

Në mesin e 20 institucioneve dhe kompanive që janë përfshirë në listën e sanksioneve të mundshme të Bashkimit Evropian ndaj Iranit, dallohen Organizata për Hartimin e Rregullave dhe Komunikimit të Radios” (CRA) dhe akademia "Ravin" së bashku me 12 divizioneve rajonale të forcave të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.

Ky lajm është publikuar në kohën kur që nga fillimi i trazirave në Iran, shtetet perëndimore kanë përdorur të gjitha kapacitetet e tyre për të intensifikuar presionin e sanksioneve ndaj Republikës Islamike të Iranit me pretekstin e mbështetjes së trazirave në Iran.

Sipas këtij raporti, shtetet e Bashkimit Evropian, në krye me Gjermaninë, Francën dhe Holandën, po shqyrtojnë veçmas vendosjen e emrit të Gardës Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste.