Janar 16, 2023 07:14 Europe/Tirane
  • Ulianov thekson domosdoshmërinë e finalizimit të bisedimeve të Vjenës

Mikhail Ulianov, përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare, theksoi domosdoshmërinë e finalizimit të bisedimeve të Vjenës.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Mikhail Ulianov të dielën në Twitter shkroi:   Mënyra më e mirë për të parandaluar tendencat negative në rajon është finalizimi i bisedimeve të Vjenës për JCPOA. Përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë shtoi: Progresi në këtë fushë mund të çojë në uljen e tensioneve dhe të hapë rrugën për rritjen e dialogut për sigurinë e rajonit. Ulianov theksoi se shtetet perëndimore nuk janë gati për këtë çështje. Përvoja disamujore e negociatave në Vjenë dëshmoi se Shtëpia e Bardhë për shkak të problemeve të brendshme dhe presionit të regjimit sionist nuk ka fuqinë për të vendosur që t'i rikthehet marrëveshjes bërthamore dhe nga ky këndvështrim, ajo ka përdorur taktika shfajësuese si vendosja e afateve të rreme për Iranin.  Shumica e vendeve pjesëmarrëse në bisedime duan një përfundim sa më të shpejtë të negociatave, por arritja e një marrëveshjeje përfundimtare është në pritje të vendimeve politike të Shteteve të Bashkuara në lidhje me disa çështje të mbetura, që janë të rëndësishme dhe kyçe. Republika Islamike e Iranit thekson se nëse pala amerikane vepron realisht, atëherë është e mundur që në Vjenë të arrihet një marrëveshje.  Marrëveshja që Irani po shqyrton është një dokument që do të heqë sa më shumë sanksionet dhe rajoni do të përfitojë nga zbatimi i saj.

Tags