Stuhia në Kaliforni, Biden shpall gjendje të jashtëzakonshme
(last modified Mon, 16 Jan 2023 06:15:09 GMT )
Janar 16, 2023 07:15 Europe/Tirane
  • Stuhia në Kaliforni, Biden shpall gjendje të jashtëzakonshme

Stuhia në shtetin e Kalifornisë, e cila deri më tani ka vrarë të paktën 16 persona, ka bërë që presidenti amerikan Joe Biden të miratojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë shtet.

Agjencia e lajmeve Reuters shkroi: Stuhia që ka goditur shtetin e artë të Amerikës që prej 26 dhjetorit ka shkaktuar përmbytje, ndërprerje të energjisë elektrike, rrëshqitje balte, evakuime shtëpish dhe mbyllje rrugësh. Shtëpia e Bardhë në një deklaratë njoftoi; Joe Biden urdhëroi gjithashtu trupat federale të ndihmojnë në realizimin e programeve të nivelit shtetëror dhe lokal në zonat e prekura nga stuhitë e forta të dimrit, përmbytjet, rrëshqitjet e dheut.  Miratimi i këtij statusi nga Presidenti do të sigurojë ndihmë federale për njerëzit në zonat e prekura në qytetet Santa Cruz, Merced dhe Sacramento, thuhet në deklaratë.  Shteti i Kalifornisë në perëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë në rrezik për shkak të zjarreve të tmerrshme dhe kësaj radhe për shkak të reshjeve të paprecedentë është përballur me rrezikun e vërshimit të lumenjve dhe përmbytjeve. Guvernatori i Kalifornisë në një konferencë shtypi javën e kaluar njoftoi se 34,000 banorë të shtetit janë urdhëruar të evakuojnë shtëpitë e tyre. Intensiteti i reshjeve në shtetin e Kalifornisë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është i paprecedentë. Moti dhe reshjet e dendura në këtë shtet të Amerikës kanë sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike në më shumë se 100 mijë njësi rezidenciale dhe tregtare.

Tags