Zbatimi i sanksioneve të reja amerikane kundër Iranit
Departamenti Amerikan i Thesarit, duke vazhduar të mbështesë trazirat në Iran, njoftoi vendosjen e sanksioneve kundër Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe zyrtarëve të lartë iranianë.
Sipas agjencisë ISNA, Departamenti i Thesarit i SHBA-së lëshoi të hënën një deklaratë në mbështetje të trazirave në Iran dhe njoftoi se ka përfshirë në listën e sanksioneve Institutin Kooperativ të Gardës Revolucionare Islamike. Deklarata e Departamenti të Thesarit të SHBA tha se sanksionet e sotme synojnë "shtyllën kryesore ekonomike të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, si dhe zyrtarë të lartë të sigurisë që ishin përgjegjës për koordinimin e shtypjes së protestave". Të gjitha asetet e individëve dhe subjekteve të sanksionuara do të ngrihen në Shtetet e Bashkuara dhe çdo person ose kompani që ndërvepron me ta do t'i nënshtrohet sanksioneve dytësore të SHBA-së.