Fillon stërvitja e trupave ukrainase në Gjermani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i138792-fillon_stërvitja_e_trupave_ukrainase_në_gjermani
Grupi i parë i ushtarëve ukrainas hyri në Gjermani për t'u njohur me armët gjermane.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 28, 2023 08:02 Europe/Tirane
  • Fillon stërvitja e trupave ukrainase në Gjermani

Grupi i parë i ushtarëve ukrainas hyri në Gjermani për t'u njohur me armët gjermane.

Qeveria gjermane kohët e fundit njoftoi se do të dërgojë 14 tanke luftarake Leopard 2A6 në Ukrainë dhe në të ardhmen e afërt do të përgatisë dy batalione tankesh (rreth 60 tanke) për Ukrainën. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, pas lejes së Gjermanisë për të dërguar armë të rënda, duke përfshirë transportuesit e blinduar të personelit Marder dhe tanket Leopard 2, ky vend filloi trajnimin e ushtarëve ukrainas për përdorimin e këtyre armëve. Ky grup ushtarësh ukrainas do të stërvitet për 8 javë në qytetin e Munsterit, që ndodhet në veriperëndim të Gjermanisë. Gjermania ka dërguar në Ukrainë 40 transportues të blinduar personeli Marder dhe 14 tanke Leopard 2. Më herët kancelari gjerman Olaf Schultz ka thënë se vendi i tij nuk ka ndërmend të bëhet një anë e luftës duke dorëzuar tanke Leopard në Ukrainë. Nga ana e saj Rusia kishte paralajmëruar se një veprim i tillë (dërgimi i tankeve dhe pajisjeve të avancuara luftarake) mund të çojë në reagimin e Moskës duke përdorur armë edhe më të forta në Ukrainë.