Erdogan: Katastrofa më e madhe në një shekull
https://parstoday.ir/sq/news/world-i139308-erdogan_katastrofa_më_e_madhe_në_një_shekull
“Katastrofa më e madhe e një shekulli” e përshkroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tërmetin e sotëm që tronditi vendin e tij dhe Sirinë fqinje, duke shkaktuar me qindra të vdekur e mijëra të plagosur, e duke lënë pas pamje apokaliptike shkatërrimi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 06, 2023 19:16 Europe/Tirane
  • Erdogan: Katastrofa më e madhe në një shekull

“Katastrofa më e madhe e një shekulli” e përshkroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tërmetin e sotëm që tronditi vendin e tij dhe Sirinë fqinje, duke shkaktuar me qindra të vdekur e mijëra të plagosur, e duke lënë pas pamje apokaliptike shkatërrimi.

Ky mendohet të jetë tërmeti më i fuqishëm në Turqi që nga ai i vitit 1939 që bëri 30 mijë viktima. Shtatë tërmete të magnitudës 7 ose pak më lart se kaq e kanë prekur vendin gjatë 25 viteve të fundit, por ky i sotmi ishte më i egri nga të gjithë. Kreu i shtetit turk sqaroi se i gjithë shteti është ngritur në këmbë, ndërsa Turqisë i është ofruar ndihmë nga 45 vende të tjera. “I kemi dhënë përparësi absolute operacioneve të kërkim-shpëtimit. Një personel prej 9000 vetësh është angazhuar për këtë qëllim, e po shtohet edhe numri i punonjësve të ndërhyrjes së shpejtë që po mbërrijnë nga jashtë në zonat e prekura. Kemi vendosur menjëherë kontakte edhe për ndihmën ndërkombëtare. Përpos NATO-s e BE-së, kemi nga 45 vende ofertë për asistencë”, tha Erdogan.