Policia përplaset me protestuesit për praninë e azilkërkuesve në Britani
(last modified Sat, 11 Feb 2023 07:03:43 GMT )
Shkurt 11, 2023 08:03 Europe/Tirane
  • Policia përplaset me protestuesit për praninë e azilkërkuesve në Britani

Policia britanike u përlesh me protestuesit për praninë e azilkërkuesve në vend.

Protestuesit radikalë kundër pranisë së azilkërkuesve në Britani të premten janë përplasur me policinë në zonën “Prescott” që ndodhet në veriperëndim të këtij vendi.  Policia britanike njoftoi se hedhja e materialeve ndezëse shkaktoi dëme në një makinë policie. Një raport tjetër tregon se zona e Knowsley në Liverpool ishte gjithashtu skenë e trazirave pas protestës së disa qindra demonstruesve të ekstremit të djathtë kundër pranisë së azilkërkuesve. Statistikat tregojnë se qeveria britanike ka vepruar shumë keq për çështjen e emigrantëve. Botimi britanik Observer së fundmi njoftoi se dhjetëra fëmijë refugjatë janë rrëmbyer dhe zhdukur nga bandat nga streha e refugjatëve në Brighton, që ndodhet në jug të Britanisë, e cila menaxhohet nga Ministria e Brendshme Britanike.

Tags