Dhjetëra mijëra punonjës të hekurudhave britanike futen në grevë
(last modified Fri, 17 Feb 2023 09:16:09 GMT )
Shkurt 17, 2023 10:16 Europe/Tirane
  • Dhjetëra mijëra punonjës të hekurudhave britanike futen në grevë

Dhjetëra mijëra punëtorë hekurudhe në Angli do të hyjnë sërish në grevë pasi nuk arritën një marrëveshje me punëdhënësit për rritjen e pagave, ka njoftuar sindikata e Hekurudhave, Detit dhe Transportit (RMT).

Sipas IRNA, duke cituar agjencinë e lajmeve Anatolia, anëtarët e sindikatës "RMT" të përbërë nga 14 operatorë treni do të ndërpresin punën më 16, 18, 30 mars dhe 1 prill. Sindikata javën e kaluar hodhi poshtë propozimet e punëdhënësve dhe tha se do të mbante greva edhe në ditët në vijim. Sindikata rritjen e propozuar prej 5 përqind të pagave e quajti një ofertë "të tmerrshme", duke shtuar se punëtorët hekurudhor nga mesi i marsit deri në fund të prillit do të pezullojnë punën jashtë orarit dhe do të ndalojë operacionet e mirëmbajtjes. Sekretari i Përgjithshëm i RMT Mick Lynch tha: "Qeveria nuk ka lëshuar një urdhër të ri për punëdhënësit e hekurudhave për të propozuar një marrëveshje të re për pagat, kushtet e punës dhe sigurinë e punës." "Mijëra punonjës po na thonë se duan një ofertë më të mirë, një ofertë me vlerë të paktën 9% rritje pagash përgjatë dy viteve të ardhshme, rritje prej më shumë se 14% për pagën minimale dhe masa për sigurinë e punës", tha Tim Shoveler, kryenegociator për British Rail. Ata gjithashtu duan garanci për të larguar rrezikun e largimit të detyruar nga puna dhe të ketë 75% zbritje në blerjen e biletave të trenit për punonjësit e transportit hekurudhor.