G7 angazhohet për sanksione kundër Rusisë
Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 deklaruan se mbeten të përkushtuar ndaj mbajtjes dhe intensifikimit të sanksioneve ndaj Rusisë për të kufizuar përpjekjet e saj të luftës në Ukrainë.
Ka pasur shqetësime se vendosmëria e disa vendeve për të vazhduar sanksionet kundër Rusisë mund të dobësohet, ndërsa konflikti zvarritet vazhdon. Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e Jashtëm të G7 u shprehën se presin që vendet e tjera të mos shmangin këto sanksione. Njëkohësisht ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u shpreh se një fitore ruse mund të inkurajojë Moskën të sulmojë vendet e tjera. Por pavarësisht situatës së krijuar, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai zbuloi ndihmën që ka siguruar për Ukrainën. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të premten se është “e mençur të përgatitemi për një luftë të gjatë” në Ukrainë, duke shtuar se aleatët e Kievit do të qëndrojnë së bashku për gjithë kohëzgjatjen. “Unë mendoj se duhet të jemi të përgatitur për një luftë të gjatë dhe duhet t’i japim Putinit mesazhin se ne jemi gati të qëndrojmë gjatë gjithë kohës së bashku me Ukrainën dhe se ne do ta mbështesim vazhdimisht vendin” tha Scholz për CNN në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.