Trupat franceze pas 10 vjetësh u larguan zyrtarisht nga Burkina Faso
Pas ultimatumit dhe kërkesës së Burkina Fasos, forcat ushtarake franceze pas 10 vitesh me një ceremoni të veçantë u larguan plotësisht nga vendi.
Sipas Reuters, komanda e forcave të Burkina Faso njoftoi të dielën tërheqjen e forcave franceze në një ceremoni ku morën pjesë komandantët e forcave speciale franceze. Burkina Faso në janar i dha fund marrëveshjes ushtarake të vitit 2018 me Francën. Kjo marrëveshje lejoi praninë e trupave franceze në territorin e Burkina Faso. Ministria e Jashtme franceze muajin e kaluar tha se do të zbatonte kërkesën e Burkina Fasos dhe do të tërheqë rreth 200 deri në 400 forca speciale që ajo ka në Burkina Faso. Gjashtë muaj më parë ushtarët francezë u larguan edhe nga Mali. Muajt e fundit në Burkina Faso janë intensifikuar shumë protestat dhe demonstratat kundër Francës. Ëashington Post më parë raportoi se në Burkina Faso ndjenjat antifranceze dhe kundër kolonializmit francez janë ndezur që nga opinioni i udhëheqësit ushtarak të Burkina Fasos, Ibrahim Travere, i cili ka deklaruar publikisht se është i interesuar të punojë me vende të tjera, veçanërisht me Rusinë.