Demonstrata masive në Evropë kundër luftës
Me vazhdimin e luftës në Ukrainë dhe përkeqësimin e kushteve të këqija ekonomike dhe sociale në vende të ndryshme evropiane, qytetarët evropianë në vende të ndryshme të kontinentit protestuan kundër vazhdimit të politikave perëndimore dhe ndërhyrjes perëndimore në luftën në Ukrainë.
Në këtë kuadër mijëra njerëz nga spektra të ndryshëm politikë, me tubimin në Berlin kërkuan fillimin e bisedimeve të paqes dhe përfundimin e luftës në Ukrainë. Gjithashtu, mijëra qytetarë spanjollë dhe britanikë demonstruan kundër politikave luftënxitëse të NATO-s si shkaku kryesor i shfaqjes dhe zgjatjes së luftës në Ukrainë. Zgjatja e luftës në Ukrainë dhe efektet negative ekonomike, sociale dhe politike në jetën e qytetarëve evropianë, janë bërë shkak që protestat kundër performancës së qeverive evropiane në luftën e Ukrainës të intensifikohen. Në fakt, për rreth një vit, vendet evropiane kanë forcuar Ukrainën duke dërguar armë dhe duke miratuar paketa sanksionesh kundër Rusisë. Por këto politika kanë sjellë probleme ekonomike dhe sociale për qytetarët evropianë. Rritja e çmimit të karburanteve, mungesa e ushqimeve dhe inflacioni në këto vende kanë shkaktuar pakënaqësi të qytetarëve lidhur me performancën e qeverive dhe qasjen e tyre luftënxitëse. Në përvjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë në vende të ndryshme evropiane, një numër qytetarësh, organizatash kundër luftës, organizata të të drejtave të njeriut dhe aktivistë civilë mbajtën tubime të shumta. Pjesëmarrësit në këto tubime, duke mbajtur pankarta në disa prej të cilave shkruhej "Jo luftës, jo NATO-s, ndaloni luftën duke ndalur dërgimin e armëve", kërkuan fundin e mbështetjes ushtarake perëndimore për Ukrainën dhe përfundimin e luftës në këtë vend. Pavarësisht protestave, krerët e vendeve evropiane kanë theksuar në vazhdimin e politikave proteksioniste të luftës në Ukrainë dhe në fakt po e nxisin këtë luftë duke i dërguar Kievit armë të avancuara. Sipas raporteve të publikuara, Bashkimi Evropian ka dhënë rreth 12 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Në të njëjtën kohë, përveç efekteve ekonomike dhe sociale të luftës, shumë qytetarë evropianë janë të shqetësuar nga furnizimi me armë sulmuese për ukrainasit çka shton mundësinë që ky konflikt të shndërrohet në një luftë botërore apo edhe në një luftë bërthamore midis fuqive të mëdha të botës.