Borrell: Nuk patëm shumë sukses në diplomacinë me Moskën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i140634-borrell_nuk_patëm_shumë_sukses_në_diplomacinë_me_moskën
Joseph Borrell, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, këtë të premte tha: Në takimin e Grupit 20, u dëshmua një dialog i rrallë midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, por nuk u bë shumë përparim në diplomacinë me Moskën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 03, 2023 16:27 Europe/Tirane
  • Borrell: Nuk patëm shumë sukses në diplomacinë me Moskën

Joseph Borrell, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, këtë të premte tha: Në takimin e Grupit 20, u dëshmua një dialog i rrallë midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, por nuk u bë shumë përparim në diplomacinë me Moskën.

Duke iu referuar dialogut mes Amerikës dhe Rusisë në takimin e Grupit 20 në Nju Delhi, kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian tha: “Nuk është bërë shumë përparim, por kjo arritje ishte premtuese”. Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, u takua dje në Nju Delhi me homologun e tij rus Sergej Lavrov dhe i bëri presion atij për t'i dhënë fund sulmit ndaj Ukrainës. Në të njëjtën kohë, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov akuzoi Perëndimin dhe deklaroi se sanksionet kundër vendit të tij janë krejtësisht arbitrare.