Protesta masive në Francë
(last modified Tue, 07 Mar 2023 18:46:03 GMT )
Mars 07, 2023 19:46 Europe/Tirane
  • Protesta masive në Francë

Dërgesat e karburantit janë bllokuar nga të gjitha rafineritë franceze, trenat janë ndalur e prodhimi i energjisë është reduktuar në mesin e ditës së gjashtë të grevave të organizuara nga sindikatat vendase kundër planit të reformës së pensioneve që trumbeton me të madhe presidenti Emmanuel Macron.

Qëllimi i protestuesve është t’i ndalojnë planet e qeverisë për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç. Mbështetja për ta në popull, po rritet. Sindikatat thonë se kjo do të jetë greva më e madhe deri tani. Shumica e shërbimeve të trenave dhe metrosë janë anuluar dhe mjaft shkolla janë mbyllur. Rreth 300 manifestime priten në të gjithë Francën ku sipas policisë, llogaritet të marrin pjesë deri në 1.4 milionë. Me qeverinë që nuk jep asnjë shenjë për t’u tërhequr nga plani i saj i pensioneve, një lider sindikalist, Emmanuel Lépine, deklaroi se në këtë pikë, qëllimi i bllokimit të dërgesave të karburantit është të gjunjëzojë ekonominë franceze”.