Bashkimi Evropian mirëpret rivendosjen e marrëdhënieve mes Iranit dhe Arabisë Saudite
Në vazhdim të reagimeve ndërkombëtare ndaj marrëveshjes së Iranit dhe Arabisë Saudite, edhe Bashkimi Evropian ka mirëpritur ringjalljen e marrëdhënieve diplomatike mes Riadit dhe Teheranit.
Në deklaratën zyrtare që është publikuar në faqen zyrtare të BE në lidhje me marrëveshjen për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës Islamike të Iranit dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, thuhet se Bashkimi Evropian mirëpret këtë marrëdhënieve dhe falënderon përpjekjet diplomatike të cilat kanë rezultuar deri në këtë hap të rëndësishëm duke pasur parasysh faktin se edhe Irani edhe Arabia Saudite janë faktorë të rëndësishëm dhe qendror për sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme, prandaj marrëveshja për rifillimin e marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve mund të ndihmojë në masë të madhe në forcimin e stabilitetit të të gjithë rajonit.