Kolapsi i bankave amerikane trondit edhe Evropën
(last modified Wed, 15 Mar 2023 06:50:36 GMT )
Mars 15, 2023 07:50 Europe/Tirane
  • Kolapsi i bankave amerikane trondit edhe Evropën

Falimentimi i bankave amerikane ka shkaktuar lëvizje drastike në aksionet e bankave, pasi investitorët kanë frikë nga ndikimet në institucionet financiare, pavarësisht garancive nga presidenti amerikan Joe Biden.

Falimentimi i Silicon Valley Bank në SHBA ka ngritur alarmin e falimentimit në kontinentin europian dhe ka shkaktuar shqetësim tek qeveritë dhe kompanitë europiane. Kjo bankë amerikane humbi miliarda dollarë nga kapitali i saj të enjten javën e kaluar dhe vlera e aksioneve të saj ra me 60%. Sipas IRNA, shumë kompani dhe banka evropiane shprehën shqetësimin për falimentimin e Bankës Amerikane Silicon Valley sepse kjo ka prekur stoqet e bankave evropiane. Pas humbjeve të konsiderueshme të premten, Bursa e Frankfurtit vijoi rënien edhe në fillim të javës. “Investitorët janë të shqetësuar se banka të tjera mund të falimentojnë për shkak të rritjes së normave të interesit,” tha Christian Henke i IG Markets. Makthi i bankave dhe i mbikëqyrësve financiarë është i ashtuquajturi “vërshim ndaj bankave”, pra kur klientët e frikësuar vërshojnë për të tërhequr nga bankat kursimet e tyre. Nëse këtë e bëjnë një numër i madh klientësh, bankat nuk kanë më kapital të mjaftueshëm për t’ju përgjigjur të gjitha kërkesave. Pasojat e “vërshimit ndaj bankave” u panë gjatë krizës financiare globale të vitit 2008.

 

Tags