Biden akuzon Putinin për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë
Presidenti i SHBA Joe Biden ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për kryerjen e qartë të krimeve të luftës në Ukrainë, duke nxitur ofensivën e propagandës amerikane kundër Moskës për krizën në Ukrainë.
Rusia thotë se Shtetet e Bashkuara janë duke luftuar kundër saj në Ukrainë. Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) bëri thirrje të premten për arrestimin e Putinit me akuzat për një krim lufte për deportimin e fëmijëve ukrainas dhe transferimin e tyre nga Ukraina në Rusi që nga fillimi i konfliktit vitin e kaluar. Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare të ICC, por Biden u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të premten se vendimi i ICC ishte i justifikuar. "Ai ka kryer qartazi krime lufte," u tha Biden gazetarëve, duke iu referuar Putinit. "Epo, unë mendoj se është e justifikuar," shtoi Biden, duke iu referuar urdhrit. "Por pyetja është se ICC nuk njihet ndërkombëtarisht as nga ne." Udhëheqësit perëndimorë, e kanë mirëpritur vendimin e ICC-së me shefin e politikës së jashtme të BE-së duke e quajtur atë një vendim të rëndësishëm për drejtësinë ndërkombëtare dhe vetëm një fillim. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu e ka përshëndetur vendimin si historik. Rusia nuk është pjesë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe gjykata nuk zhvillon gjyqe në mungesë, kështu që çdo zyrtar rus ose duhet të dorëzohet nga Moska, ose të arrestohet jashtë Rusisë për tu ballafaquar me akuzat.