Blerja e Credit Suisse: Bien aksionet e bankave europiane
(last modified Mon, 20 Mar 2023 18:46:55 GMT )
Mars 20, 2023 19:46 Europe/Tirane
  • Blerja e Credit Suisse: Bien aksionet e bankave europiane

Aksionet e bankave të mëdha europiane pësuan rënie ditën e sotme në tregje financiare, në mesin e shqetësimeve të investitorëve mbi shtrirjen e problemeve që kanë pllakosur këtë industri.

Deutsche Bank arriti të stabilizohej në minus 4% pas një rrëshqitjeje prej 10 përqindësh në orët e para të ditës, BNP Paribas ndaloi në 3% teksa më parë kishte rënë me më shumë se 8%. Edhe vetë UBS- banka që pranoi të blinte rivalin e vetë në telashe, Credit Suisse- e çeli ditën me një humbje prej 8% të vlerës së aksioneve. Në Britaninë e Madhe, një goditje morën edhe aksionet e Standard Chartered, HSBC dhe Barclays. UBS mbetet tashmë e vetmja bankë globale e Zvicrës. Autoritetet zvicerane u detyruan të ndërhynin për shpëtimin e Credit Suisse pasi gjigandi financiar është përballur me një sërë problemesh të profilit të lartë vitet e fundit, të cilat i shtynë investitorët ta humbnin besimin tek banka e njohur dhe të nisnin t`i zhvendosnin paratë e tyre prej saj.

 

Tags