Putin dhe Xi kërkuan ringjalljen e shpejtë të JCPOA
Pas takimit të Vladimir Putin dhe Xi Jinping, presidentët e Rusisë dhe Kinës kërkuan rifillimin e shpejtë të zbatimit të JCPOA.
Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Kina dhe Rusia në një deklaratë të përbashkët të martën theksuan: Palët theksojnë rëndësinë e rifillimit të zbatimit të plotë dhe efektiv të marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe zbatimin e Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së sa më shpejt që të jetë e mundur. Deklarata shtoi: Në këtë drejtim, ata u kërkojnë të gjithë partnerëve [JCPOA] të marrin vendime politike për të mundësuar një rezultat pozitiv të negociatave të ringjalljes së JCPOA. Në një pjesë tjetër të kësaj deklarate thuhet: Rusia dhe Kina mirëpresin normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit, i cili u arrit me dialog. Pas nënshkrimit të JCPOA në vitin 2015 me qëllim anulimin e sanksioneve shtypëse, Irani si një vend përgjegjës, zbatoi detyrimet e veta në mënyrë të përsosur dhe kjo çështje u konfirmua në 16 raporte të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Por pasi Donald Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë në janar 2017 dhe pas disa masave paraprake, përfundimisht duke marrë qëndrime në kundërshtim me dispozitat e JCPOA, më 8 maj 2018 bëri tërheqjen e njëanshme dhe të paligjshme të Shteteve të Bashkuara prej marrëveshjes dhe në dy faza riktheu sanksionet dytësore ndaj Iranit. Gjatë këtyre viteve janë mbajtur disa raunde negociatash të cilat kanë qenë të pasuksesshme për shkak të pengesave të vendeve perëndimore dhe akuzave kundër Teheranit, si dhe kërkesave përtej JCPOA.