Amerika bombardon Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i141520-amerika_bombardon_sirinë
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) këtë të premte në mëngjes konfirmoi sulmin ajror në lindje të qytetit të Deir ez-Zor në Sirinë lindore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 24, 2023 04:39 Europe/Tirane
  • Amerika bombardon Sirinë

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) këtë të premte në mëngjes konfirmoi sulmin ajror në lindje të qytetit të Deir ez-Zor në Sirinë lindore.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Lloyd Austin, ministri amerikan i mbrojtjes, tha: Me urdhër të presidentit amerikan, Joe Biden, këto sulme ajrore në Siri u kryen në përgjigje të lëndimeve të ushtarëve amerikanë. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi se Komanda Qendrore e ushtrisë së vendit kreu sulme ajrore mbi objektet që përdoreshin nga grupet e lidhura me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (grupet e rezistencës) në lindje të Deir ez-Zor. Pentagoni ka pretenduar se ky sulm vjen pas vrasjes së një ushtari amerikan dhe plagosjes së pesë ushtarëve të tjerë amerikanë, i cili u krye nga një prej grupeve kundër bazës së koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS pranë al-Hasakah në lindje të Sirisë.   Deri më tani, grupet e rezistencës nuk kanë reaguar ndaj këtij sulmi të supozuar prej Amerikës.