Borxhi publik i Gjermanisë arrin rekord të ri
(last modified Wed, 29 Mar 2023 18:43:19 GMT )
Mars 29, 2023 20:43 Europe/Tirane
  • Borxhi publik i Gjermanisë arrin rekord të ri

Borxhi i përgjithshëm publik është rritur në Gjermani, duke arritur një rekord të ri prej mbi 28,000 € për person.

Pjesa më e madhe e borxhit në nivel kombëtar është e lidhur me fondet speciale për COVID dhe energjinë e viteve të fundit. Borxhi i përgjithshëm publik i Gjermanisë arriti në 2.37 trilionë euro në fund të vitit 2022,  një rekord i ri, njoftoi të mërkurën Zyra Federale e Statistikave (Destatis). Niveli i borxhit korrespondonte me një rritje prej 2% – ose 46.1 miliardë euro – nga fundi i vitit 2021, kur pandemia e koronavirusit ishte ende në kulmin e saj, raporton DW. Sipas Destatis, borxhi publik kombëtar ka arritur në ekuivalentin e 28,155 € për person në Gjermani. Borxhi federal u rrit me 4.6%, ose 71.9 miliardë euro, në një total prej 1.62 trilion euro. “Kjo është mbi të gjitha për shkak të nevojave të vazhdueshme të larta për financim në dritën e pandemisë gjatë viteve të fundit dhe krizës aktuale të energjisë“- tha agjencia statistikore. Shkalla e rritjes ekonomike u ul gjithashtu në vitin 2022 krahasuar me 2021 dhe 2020, mes ndërprerjeve më të theksuara të lidhura me pandeminë e COVID. Edhe pse borxhi publik ka pak të përbashkëta me borxhin privat të familjeve, rritja e borxhit mund të shkaktojë probleme për shkak të rritjes së pagesave të interesit.

 

Tags