Parlamenti turk miraton anëtarësimin e Finlandës në NATO
(last modified Fri, 31 Mar 2023 08:33:22 GMT )
Mars 31, 2023 10:33 Europe/Tirane
  • Parlamenti turk miraton anëtarësimin e Finlandës në NATO

Parlamenti turk ra dakord me kërkesën e Finlandës për t'u bashkuar me aleancën ushtarake të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përshëndeti të enjten miratimin e Parlamentit turk për anëtarësimin e Finlandës në Organizatën e Traktatit Atlantik.  Në një postim në Tëitter, teksa përshëndeti votat pozitive të parlamentit turk, ai shkroi se kjo do ta bëjë familjen e NATO-s edhe më të fortë. Në këtë mënyrë plani i kandidaturës së Finlandës për anëtarësim në NATO është miratuar nga të 30 anëtarët e kësaj organizate.

Tags