Evropa thekson nevojën për të mos u varur nga dollari
Ulja e varësisë nga dollari dhe përdorimi i monedhave të tjera në shkëmbimet mes vendeve është kthyer në një nga shqetësimet serioze të shumë vendeve në botë, madje edhe aleatëve të Amerikës.
Në këtë kontekst, presidenti francez Emmanuel Macron tha: Nuk duhet të varemi nga ekstraterritorialiteti i dollarit dhe të hyjmë në logjikën bllok pas blloku mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Presidenti francez Emmanuel Macron bëri një pohim të rrallë në një intervistë dhënë Politicos pas vizitës tre ditore në Pekin. Macron, i cili së fundmi u kthye nga një udhëtim në Kinë, paralajmëroi: Pa pavarësi strategjike, Evropa rrezikohet të fshihet nga historia. Ai shtoi: Sfida e Evropës është që kur të mund të qartësojë pozicionin e saj strategjik, do të kapet në një rrëmujë në botë dhe në kriza që nuk na përkasin neve. Presidenti francez bëri thirrje gjithashtu për reduktimin e varësisë së Evropës nga Shtetet e Bashkuara dhe shmangien e një konfrontimi të mundshëm me Kinën për Tajvanin. Shefi i Elizesë theksoi teorinë e tij të preferuar të “një autonomie strategjike” për kontinentin e vjetër, që sipas tij duhet të kthehet në një superfuqi të tretë, me shumë gjasë të udhëhequr nga Franca. Sipas tij, Evropa përballet me rrezikun e madh që të mbetet e ngërthyer në kriza “të cilat nuk janë tonat, çka e pengon atë të ndërtojë autonominë e vet strategjike”. “Paradoksi do të ishte se të përfshirë nga paniku, ne besojmë se jemi thjesht ndjekës të Amerikës. Pyetja së cilës duhet t`i përgjigjen evropianët është nëse do të ishte në interesin tonë të përshpejtojmë një krizë në Tajvan? Jo. Gjëja më e keqe do të ishte të mendosh se ne evropianët duhet të bëhemi ndjekës në këtë temë dhe të marrim udhëzimet tona nga axhenda e SHBA-së dhe nga një reagim i tepruar kinez”, ka thënë Macron. Përdorimi i dollarëve në shkëmbimet globale, veçanërisht gjatë dekadës së fundit dhe njëkohësisht me zhvillimet politike dhe ekonomike në botë, ka bërë që shumë vende të mendojnë të përdorin monedha të tjera përveç dollarit në shkëmbimet tregtare. Kjo çështje u ngrit nga Moska pas sanksioneve të rënda amerikane kundër Rusisë dhe me kalimin e kohës u vu re edhe nga vende të tjera. Tani zyrtarët evropianë hezitojnë të ndjekin politikat amerikane, veçanërisht në politikën e jashtme. Lufta në Ukrainë dhe roli i Evropës në përputhje me dëshirat e SHBA-së bëri që një pjesë e madhe e burimeve ushtarake dhe ekonomike të vendeve të këtij kontinenti të shpenzohen në luftën proxy të Shteteve të Bashkuara me Rusinë në Ukrainë. Nga ana tjetër, Uashingtoni nuk i ka përmbushur zotimet dhe premtimet dhe kjo situatë ka bërë që vendet evropiane të hezitojnë në ndjekjen e politikave amerikane. Duket se autoritetet evropiane po përpiqen të ulin koston e ndjekjes së politikave të Uashingtonit duke rishikuar disa politika.