Bashkimi Evropian: Jemi të njëmendimi me Macron
https://parstoday.ir/sq/news/world-i142404-bashkimi_evropian_jemi_të_njëmendimi_me_macron
Kreu i Këshillit Evropian theksoi përafrimin e anëtarëve të BE-së me qëndrimet e presidentit francez Emmanuel Macron në pavarësinë nga politikat e Uashingtonit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 12, 2023 16:50 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian: Jemi të njëmendimi me Macron

Kreu i Këshillit Evropian theksoi përafrimin e anëtarëve të BE-së me qëndrimet e presidentit francez Emmanuel Macron në pavarësinë nga politikat e Uashingtonit.

Presidenti francez Emmanuel Macron kohët e fundit gjatë vizitës së tij treditore në Kinë, deklaroi se Evropa nuk do të përfitojë nga përshkallëzimi i konfliktit në Tajvan dhe duhet të bëhet një "pol i tretë" i pavarur nga Uashingtoni dhe Pekini. Sipas Macron, Evropa duhet të reduktojë varësinë e vet nga dollari amerikan.

Revista "Politico" të mërkurën në mëngjes në një raport të saj duke cituar presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, ka shkruar se liderët e Bashkimit Evropian kanë shprehur interesimin e tyre ndaj prirjes së fundit të presidentit francez në ndjekjen e një politike për të mos ndjekur politikën e Uashingtonit dhe për të arritur pavarësi strategjike nga politikat e Amerikës.

Marco Rubio, senatori republikan amerikan, të hënën, duke reaguar ndaj deklaratave të presidentit francez, në një postim në Twitter ka shkruar: “Nëse Evropa nuk dëshiron të qëndrojë në anën e Amerikës apo Kinës në çështjen e Tajvanit, atëherë nuk duhet përkrahë asnjërën palë edhe në konfliktin e Ukrainës”.

Deklaratat e fundit të presidentit të Francës kanë shtuar nevojën për të ruajtur pavarësinë e veprimeve të Evropës kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht përballë krizave të tilla si lufta e Ukrainës në Evropën Lindore dhe tensionet mbi ishullin e Tajvanit në Azinë Lindore.