Refugjatët e vdekur në Mesdhe: BE-ja akuzohet për qasje "kriminale"
(last modified Mon, 24 Apr 2023 05:21:05 GMT )
Prill 24, 2023 07:21 Europe/Tirane
  • Refugjatët e vdekur në Mesdhe: BE-ja akuzohet për qasje

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, një organ i Kombeve të Bashkuara, njoftoi se më shumë se 20,000 refugjatë janë mbytur në Mesdheun qendror që nga viti 2014 teksa përpiqeshin të arrinin në BE.

Këtë vit, në janar, shkurt dhe mars, janë mbytur 441 persona. Politika e BE-së për azilin u diskutua gjatë një debati në Parlamentin Evropian. BE-ja po derdh miliarda euro në Turqi dhe Libi për të menaxhuar fluksin e refugjatëve. Aktivistët thonë se qendrat e paraburgimit në Libi janë veçanërisht të këqija. Fuqitë perëndimore janë akuzuar për krijimin e pamëshirshëm të krizave të refugjatëve. Tani atyre u kërkohet të trajtojnë shkaqet kryesore të migracionit. Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi 31 mijë refugjatë kanë mbërritur në këtë vend që nga janari 2023. Gjatë debatit u theksua se një milion refugjatë ukrainas kanë mbërritur në një vend tjetër të BE-së, Poloni, pa u shpallur ndonjë gjendje e jashtëzakonshme. Logjikisht, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin ngriti pyetjen: A është e vërtetë që ata që mbërrijnë në Itali kanë thjesht ngjyrën e gabuar të lëkurës për autoritetet e BE-së?

 

Tags