OKB paralajmëron për rrezikun e pasigurisë ushqimore në Sudan
(last modified Sat, 06 May 2023 08:25:58 GMT )
May 06, 2023 10:25 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron për rrezikun e pasigurisë ushqimore në Sudan

Në të njëjtën kohë me vazhdimin e konfliktit në Sudan, Kombet e Bashkuara njoftuan se 19 milionë njerëz në Sudan në muajt e ardhshëm mund të vuajnë nga pasiguria ushqimore.

Farhan Haq, Zëvendës Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, këtë statistikë alarmante e bëri të ditur të premten dhe shtoi: Programi Botëror i Ushqimit u bën thirrje qeverive të mbajnë kufijtë e tyre të hapur për ata njerëz që ikin nga dhuna dhe u bën thirrje të gjitha vendeve që të lejojnë emigrantët sudanezë të hyjnë në territoret e tyre pa diskriminim dhe të ndalojnë kthimin e tyre të detyruar në Sudan. Ai gjithashtu tha: Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) tha se kishte marrë raporte se deri më 25 prill, 190 fëmijë ishin vrarë në konfliktin në Sudan. Konfliktet e armatosura mbi pushtetin në Sudan kanë nisur që më 15 prill  midis forcave të ushtrisë dhe Forcave të Reagimit të Shpejtë dhe deri më tani ndërmjetësimet ndërkombëtare për t'i dhënë fund dhe për të sjellë palët në konflikt në tryezën e bisedimeve nuk kanë qenë të frytshme. Këto konflikte kanë lënë të paktën 600 të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Tags