Berlini shpreh tronditjen për vrasjen e civilëve dhe fëmijëve në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/world-i143780-berlini_shpreh_tronditjen_për_vrasjen_e_civilëve_dhe_fëmijëve_në_gaza
Ministria e Jashtme gjermane në një deklaratë tha se vendi është i tronditur nga vrasja e civilëve në Rripin e Gazës, përfshirë fëmijë dhe e shikon me shqetësim përshkallëzimin aktual të tensioneve në Gaza.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 11, 2023 06:50 Europe/Tirane
  • Berlini shpreh tronditjen për vrasjen e civilëve dhe fëmijëve në Gaza

Ministria e Jashtme gjermane në një deklaratë tha se vendi është i tronditur nga vrasja e civilëve në Rripin e Gazës, përfshirë fëmijë dhe e shikon me shqetësim përshkallëzimin aktual të tensioneve në Gaza.

Që nga mëngjesi i së martës, avionët luftarakë izraelitë me sulmet e tyre të rënda kanë vënë në shënjestër Rripin e Gazës, gjatë të cilave 25 palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe të paktën 70 janë plagosur. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, në deklaratën e Ministrisë së Jashtme gjermane thuhej: "E drejta e Izraelit për t'u mbrojtur duhet të shoqërohet me respektimin e parimit të proporcionalitetit dhe bazuar në ligjet e mbrojtjes së civilëve. Kombet e Bashkuara dënuan sulmet ajrore të regjimit sionist që çuan në martirizimin e civilëve palestinezë. Këshilli i Ligës Arabe gjithashtu mbajti një mbledhje urgjente dhe i kërkoi Gjykatës Penale Ndërkombëtare të hetojë dhe të përfundojë hetimin penal për krimet e luftës të kryera nga Izraeli kundër popullit të pambrojtur të Palestinës. Si hakmarrje, grupet palestineze shënjestruan Tel Avivin dhe disa pjesë të tjera të territoreve të pushtuara, veçanërisht jugun e Izraelit, me sulme me raketa, gjatë të cilave u plagosën 16 sionistë, shumë prej të cilëve raportohet se janë në gjendje kritike. Ushtria izraelite njoftoi se që nga mbrëmja e së mërkurës grupet palestineze në territoret e pushtuara kanë lëshuar 469 raketa, të cilat kanë shkaktuar dëme të shumta financiare. Grupet palestineze të rezistencës në Rripin e Gazës, duke përfshirë lëvizjet Hamas dhe Xhihadin Islamik, në kuadër të "dhomës së tyre të përbashkët të operacioneve ushtarake" kanë theksuar se do të japin një përgjigje të vetme dhe të integruar ndaj krimeve të regjimit sionist.