Grupi G7 premton më shumë ndihmë ushtarake dhe financiare për Ukrainën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i144216-grupi_g7_premton_më_shumë_ndihmë_ushtarake_dhe_financiare_për_ukrainën
Pas samitit të Hiroshimës, në një deklaratë të lëshuar për luftën në Ukrainë, udhëheqësit e G7 të premten thanë se anëtarët e grupit ishin zotuar të siguronin masa shtesë, duke përfshirë ndihmën afatgjatë ushtarake, financiare, humanitare dhe diplomatike për Kievin, për të mposhtur Moskën në luftën që po zhvillohet në Ukrainë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 20, 2023 04:38 Europe/Tirane
  • Grupi G7 premton më shumë ndihmë ushtarake dhe financiare për Ukrainën

Pas samitit të Hiroshimës, në një deklaratë të lëshuar për luftën në Ukrainë, udhëheqësit e G7 të premten thanë se anëtarët e grupit ishin zotuar të siguronin masa shtesë, duke përfshirë ndihmën afatgjatë ushtarake, financiare, humanitare dhe diplomatike për Kievin, për të mposhtur Moskën në luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

 Sipas agjencisë së lajmeve Tass, pjesëmarrësit e samitit të G7 i bënë thirrje Rusisë që të ndalojë agresionin e vazhdueshëm dhe të tërheqë forcat dhe pajisjet e saj ushtarake nga të gjitha territoret ukrainase, përfshirë portin e njohur ndërkombëtar të Krimesë. Në deklaratën e vendeve të G7, duke përsëritur mbështetjen e tyre për planin e propozuar të njohur si "Formula e Paqes" e paraqitur nga Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, thuhet: Një paqe e drejtë mund të arrihet vetëm me tërheqjen e plotë dhe të pakushtëzuar të forcave dhe pajisjeve ushtarake ruse. Tërheqja duhet të përfshihet në cdo plan të propozuar për paqen.  Sipas kësaj deklarate, krerët e Grupit G7 janë zotuar se do të vazhdojnë dërgimin e armëve ushtarake në Ukrainë edhe nëse lufta ndalet, për vazhdimin e një paqeje të qëndrueshme, në mënyrë që ky vend të ketë fuqi të mjaftueshme për t'u mbrojtur dhe garantuar një të ardhme demokratike dhe për të arritur një fuqi frenuese kundër Rusisë. Në deklaratën e tyre, liderët e Grupit G7 gjithashtu programin e vendosjes së armëve bërthamore ruse në Bjellorusi e konsideruan si një program të rrezikshëm dhe të papranueshëm dhe e dënuan atë. Udhëheqësit e Grupit G7 vendeve më të industrializuara të botës njoftuan se do të vendosin më shumë sanksione ekonomike kundër Rusisë për të shkatërruar kapacitetin e saj në luftën e paligjshme kundër Ukrainës. Shtetet e Amerikës, Japonia, Anglia, Franca, Gjermania, Italia dhe Kanadaja janë anëtarët e Grupit të Shtatë.