Rusia lëshon urdhër arresti për prokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
https://parstoday.ir/sq/news/world-i144228-rusia_lëshon_urdhër_arresti_për_prokurorin_e_gjykatës_ndërkombëtare_penale
Pas akuzave të bëra nga Karim Khan, prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, ndaj presidentit rus Vladimir Putin në lidhje me fëmijët e rrëmbyer në Ukrainë, Ministria e Brendshme e Rusisë lëshoi ​​urdhër për arrestimin e tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 20, 2023 04:38 Europe/Tirane
  • Rusia lëshon urdhër arresti për prokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Pas akuzave të bëra nga Karim Khan, prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, ndaj presidentit rus Vladimir Putin në lidhje me fëmijët e rrëmbyer në Ukrainë, Ministria e Brendshme e Rusisë lëshoi ​​urdhër për arrestimin e tij.

Sipas Guardian, "Karim Khan", prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale marsin e kaluar akuzoi Putinin për "kryerje të krimeve të luftës", duke përfshirë "marrjen e paligjshme të fëmijëve nga territoret e pushtuara të Ukrainës dhe transferimin e tyre në Rusi" dhe lëshoi ​​një urdhër arresti për të. Sipas The Guardian, Karim Khan luajti një rol të rëndësishëm në lëshimin e urdhër-arrestit kundër Putinit.   Ai përpara se të jepte këtë dënim kishte udhëtuar katër herë në Ukrainë. Kievi akuzon Rusinë se pas fillimit të luftës kundër Ukrainës, ka rrëmbyer më shumë se 16 mijë fëmijë nga ky vend. Kjo është një akuzë që Moska e ka mohuar. Tani, në një veprim hakmarrës, qeveria ruse vendosi në listën e të kërkuarve prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC). Në urdhër-arrestin e tij thuhet se Ministria e Brendshme e Rusisë kërkon arrestimin e Karim Khan, i cili ka shërbyer si prokuror i Gjykatës Ndërkombëtare Penale që nga viti 2021. Në mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​​një urdhër arresti për Putinin dhe Maria Lvova-Belova, komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve, me akuzën për lehtësimin e dëbimit të detyruar të mijëra fëmijëve nga Ukraina në Rusi, ku shumë prej tyre janë vendosur nën kujdesin e familjeve ruse. As Putin dhe as Lvova Belova nuk e kanë mohuar dërgimin e fëmijëve ukrainas në familjet ruse. Duke njoftuar se në shkurt ajo adoptoi një fëmijë 15-vjeçar nga Mariupoli, Lvova Belova i tha Putinit: "Unë e di se çfarë do të thotë të jesh nënë për një fëmijë nga Donbasi (Ukrainë). Kievi ka akuzuar Rusinë për rrëmbimin e më shumë se 16,000 fëmijëve nga vendi që nga fillimi i ofensivës masive në shkurt të vitit të kaluar. Futja e Khan në listën e të kërkuarve të Moskës është hapi i fundit në përshkallëzimin e konfrontimit midis Rusisë dhe aleatëve perëndimorë të Ukrainës, të cilin Kremlini tani po kërkon ta portretizojë si një konflikt domethënëss. Urdhri për arrestin e Putinit ka shkaktuar një reagim të fortë nga Kremlini dhe aleatët e Putinit. Në përgjigje të lëshimit të këtij urdhër-arresti, ish-presidenti rus Dmitri Medvedev bëri thirrje për një sulm me raketa në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe Viacheslav Volodin, kreu i Dumës Shtetërore Ruse, tha se lëshimi i këtij urdhërarresti është i barabartë me një akt agresioni kundër Rusisë. Volodin theksoi: Uashingtoni dhe Brukseli e dinë se Putini është Rusia.