Lavrov: Evropa ka marrë rrugën e luftës me Rusinë
Në të njëjtën kohë me fillimin e stërvitjes luftarake të pilotëve ukrainas në vendet perëndimore dhe fillimin e kundërsulmeve nga Kievi kundër forcave ruse në Ukrainë, Ministri i Jashtëm i Rusisë tha: Evropa ka marrë rrugën e luftës me Rusinë.
Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Sergej Lavrov shtoi: Perëndimi po përpiqet të hapë një front të dytë të luftës kundër Rusisë, duke përfshirë Azinë Qendrore. Lavrov sqaroi: Amerika, e cila mbështet ISIS-in dhe Al-Kaedën, pretendon se po përpiqet të vendosë paqen në Afganistan. Lavrov vazhdoi: Rusia po përpiqet të arrijë qëllimet e saj në luftën e nisur nga Evropa. Dërgimi i avionëve luftarakë F-16 të aftë për të mbajtur armë bërthamore në Ukrainë është një hap tjetër drejt përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës. Ministri i Jashtëm rus theksoi: Moska është e vendosur të mos ndjekë rregullat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara.