Lavrov: Evropa ka marrë rrugën e luftës me Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i145032-lavrov_evropa_ka_marrë_rrugën_e_luftës_me_rusinë
Në të njëjtën kohë me fillimin e stërvitjes luftarake të pilotëve ukrainas në vendet perëndimore dhe fillimin e kundërsulmeve nga Kievi kundër forcave ruse në Ukrainë, Ministri i Jashtëm i Rusisë tha: Evropa ka marrë rrugën e luftës me Rusinë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 06, 2023 07:07 Europe/Tirane
  • Lavrov: Evropa ka marrë rrugën e luftës me Rusinë

Në të njëjtën kohë me fillimin e stërvitjes luftarake të pilotëve ukrainas në vendet perëndimore dhe fillimin e kundërsulmeve nga Kievi kundër forcave ruse në Ukrainë, Ministri i Jashtëm i Rusisë tha: Evropa ka marrë rrugën e luftës me Rusinë.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Sergej Lavrov shtoi: Perëndimi po përpiqet të hapë një front të dytë të luftës kundër Rusisë, duke përfshirë Azinë Qendrore. Lavrov sqaroi: Amerika, e cila mbështet ISIS-in dhe Al-Kaedën, pretendon se po përpiqet të vendosë paqen në Afganistan. Lavrov vazhdoi: Rusia po përpiqet të arrijë qëllimet e saj në luftën e nisur nga Evropa. Dërgimi i avionëve luftarakë F-16 të aftë për të mbajtur armë bërthamore në Ukrainë është një hap tjetër drejt përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës. Ministri i Jashtëm rus theksoi: Moska është e vendosur të mos ndjekë rregullat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara.