Qershor 12, 2023 16:33 Europe/Tirane
  • Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi vdiq në moshën 86-vjeçare

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Mësohet se ai u shtrua në spitalin “San Rafaelo” katër ditë më parë si pasojë e rëndesës së gjendjes shëndetësore.

Prej asaj ditë mjekët dhe familjarët janë shprehur se ai kishte simptoma të rënda, ndërsa vetëm pak minuta më parë mediat përtej adriatikut kanë shkruar se ka ndërruar jetë.

Në 19 maj ai doli nga spitali ku qëndroi për 40 ditë si pasojë e problemeve që kishte me frymëmarrjen.

Në atë kohë ai u shfaq në gjendje të mirë dhe me tone të gëzuara deklaroi se do të rikthehej në jetën aktive duke vazhduar drejtimin e partisë “Forza Italia”.

Madje edhe kryeminsitrja e Italisë Meloni e ftoi të punonin së bashku për plotësimin e reformave

Por këtë mëngjes kavalieri ka ndrruar jetë, ndërsa pranë tij gjenden vajzat Eleonora, Barbara, Marina dhe djali Pier Silvio, si dhe vëllai i tij Paolo.

Berluskoni ka kryer detyrën e kryeministrit për nëntë vite në periudha të ndryshme, si dhe do të mbahet mend për reformat e forta politike por edhe për debatet e shumta.

Madje ai edhe u hetua nga prokuroria për fondet e parave, por rezultoi pa probleme.

Po ashtu, “Kavalieri” do të mbahet mend për skandalet dhe festat e ekzagjeruara.

Ai ishte i martuar tre herë, ku kurorën e fundit e vuri në mars të vitit 2022.

Ai lidhi kurorë, edhe pse pa u regjistruar në mënyrë ligjore me parlamentaren Marta Fascina, 53 vite më e re se ai, në një ceremoni që u mbajt në Vilën Gernetto në Lesmo, Brianza.

Silvio Berlusconi ka shërbyer tri herë si kryeministër i Italisë  përkatësisht në vitet 1994-1995, 2001 – 2006 si dhe në vitet 2008 – 2011.

Tags