Qershor 22, 2023 09:32 Europe/Tirane
  • 37 të plagosur dhe 2 të zhdukur në shpërthimin e Parisit

Në incidentin e shpërthimit të një ndërtese për shkak të gazit në qendër të Parisit, që shkaktoi një zjarr të madh; Të paktën 37 persona u plagosën.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin në një intervistë televizive tha se gjithsej 37 persona u plagosën nga shpërthimi, nga të cilët 7 janë në gjendje të rëndë. Të paktën shtatë persona janë në gjendje kritike për jetën dhe nëntë të tjerë janë lënduar rëndë menjëherë pas shërthimit të ndodhur në qendër të Parisit.  Nga shpërthimi morën flakë disa ndërtesa dhe një shtëllungë tymi e zezë mbuloi kryeqytetin francez. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se zjarri ra në Rue Saint-Jacques në lagjen e pestë të Parisit, afër Jardin Du Luksemburgut dhe Universitetit të Sorbonës. Florence Berthout, kryetarja e qarkut të pestë, ka thënë se shkaku i zjarrit ishte një shpërthim gazi. Megjithatë, zëdhënësja e policisë së Parisit Loubna Atta tha se ishte shumë herët për të përcaktuar burimin e zjarrit dhe nuk mund të konfirmonte raportet se ishte shkaktuar nga gazi. “Shpërthimi ishte jashtëzakonisht i rëndë,” tha ajo. Një zyrtar policor tha se fasada e një ndërtese kishte rënë në rrugë si pasojë e shpërthimit dhe se shumë zjarrfikës dhe pjesëtarë të forcave të policisë janë në vendngjarje. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën.

Tags