Armenia parlajmëron për rrezikun e destabilitetit në rajonin e Kaukazit
(last modified Thu, 29 Jun 2023 18:53:56 GMT )
Qershor 29, 2023 20:53 Europe/Tirane
  • Armenia parlajmëron për rrezikun e destabilitetit në rajonin e Kaukazit

Në të njëjtën kohë kur u mbajt takimi trepalësh mes Amerikës, Armenisë dhe Republikës së Azerbajxhanit në qytetin Arlingon në shtetin e Virxhinias, tensionet në linjat e kontaktit midis forcat azere dhe armene janë shtuar në mënyrë të paparë.

Në këtë kontekst, kryeministri armen Nikol Pashinyan në një postim në Twitter të mërkurën (28 qershor) paralajmëroi për rrezikun në rritje të destabilitetit në rajonin e Kaukazit Jugor. Në këtë postim në Tëitter, kryeministri i Armenisë e përshkroi bllokimin e Qafës së Laçinit dhe sulmin vdekjeprurës të forcave të Azerbajxhanit ndaj armenëve të Karabakut si të rrezikshëm dhe bazë për Luftën e Tretë të Karabakut.  Nikol Pashinyan gjithashtu vuri në dukje vazhdimin e bllokimit të paligjshëm të kalimit Laçin dhe vdekjen e katër armenëve dhe kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të ndërmarrë hapa praktik për të garantuar të drejtat dhe sigurinë e popullit të rjaonit Nagorni-Karabak. Pashinyan më herët paralajmëroi se shpërfillja e Bakut për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) ka përkeqësuar situatën humanitare në rajonin e Karabakut. Kryeministri i Armenisë tha: Republika e Azerbajxhanit vazhdon të bllokojë kalimin Laçin, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 22 shkurt të këtij viti ka urdhëruar anulimin e kësaj bllokade.  Ky urdhër gjykate është i detyrueshëm.  Por vendimi nuk zbatohet. Aktualisht, në Qafën Laçin nuk lejohet të kalojnë as persona, as automjete dhe as mjete ndihmëse. Ky paralajmërim është publikuar teksa sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken priti homologët e tij azerbajxhanas dhe armen për t'u takuar dhe biseduar me ta në përputhje me fillimin e raundit të ri të negociatave. Këto negociata të nisura të martën do të vazhdojnë për tre ditë. Duke pasur parasysh përshkallëzimin e konflikteve në linjat e kontaktit të forcave azere dhe armene dhe vrasjen e vazhdueshme të armenëve, pa dyshim, duhet thënë se negociatat e fundit në Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë ndonjë rezultat konstruktiv për palët në konfliktin e Karabakut. Negociatat e fundit jo përfundimtare në Amerikë u zhvilluan në një situatë ku negociatat e mëparshme, të cilat ishin pritur nga qeveria e Uashingtonit në nivel të ministrave të jashtëm, kishin përfunduar pa rezultat.  Në fakt, Shtetet e Bashkuara, si anëtare e Grupit të Minskut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila është shpallur e shpërbërë nga qeveria e Ilham Aliyev, duke pritur takime paqeje po përpiqen të shmangin mos funksionimin e procesit të negociatave të paqes mes dy vendeve. Kjo është ndërkohë që qeveria e Ilham Aliyev po përpiqet të eliminojë grupin ndërmjetësues të Minskut dhe ta zëvendësojë atë me Turqinë, në përputhje me interesat kombëtare të Turqisë. Kjo është arsyeja pse qeveria e Ilham Aliyevit po i bie vazhdimisht daulles së luftës dhe përpiqet të përmbushë kërkesat e Turqisë kundër Armenisë. Ekspertët, veprimet e qeverisë së Ilham Aliyev gjatë dy viteve të fundit për të marrë tokat e dëshiruara në rajonin e Kaukazit Jugor i janë në kundërshtim me dispozitat dhe ligjet ndërkombëtare dhe me fqinjësinë e mirë. Këto lëvizje aventureske të zyrtarëve të qeverisë së Bakut kanë bërë që shumë ekspertë ta konsiderojnë luftën e tretë të Karabakut të mundshme për vitin e ardhshëm ose vitin 2025. Për shembull, Arif Yunus, një ekspert politik i Republikës së Azerbajxhanit - i cili jeton në emigracionin – beson se lufta e tretë e Karabakut ka të ngjarë të ndodhë në 2024 dhe 2025. Arif Yunus e konsideroi armatimin e Armenisë me armë të reja ruse dhe indiane dhe armatimin e Republikës së Azerbajxhanit me armë izraelite dhe turke si përgatitje për luftën e tretë të Karabakut dhe parashikoi se në luftën e ardhshme të Karabakut, Rusia nuk do të qëndrojë neutrale dhe në interes të Armenisë, do të ndëshkojë Republikën e Azerbajxhanit. Arif Yunus gjithashtu tha: Ndryshe nga Lufta e Parë e Karabakut, kur Rusia mbështeti armenët, në Luftën e Dytë të Karabakut, pozicioni i Rusisë ndryshoi në favor të Republikës së Azerbajxhanit dhe Rusia nuk e mbështeti Armeninë. Por, nëse në të ardhmen e afërt ka një luftë ose një konflikt të madh, nuk ka asnjë garanci që Rusia nuk do të hyjë në luftë dhe nuk do të mbështesë armenët. Tani jemi dëshmitarë se procesi i zhvillimeve po vazhdon në favor të armenëve dhe ushtria armene po riarmatoset. Ndërsa Republika e Azerbajxhanit paguan Izraelin, Turqinë dhe Rusinë për të armatosur ushtrinë e saj, ushtria armene në fakt merr armë pa paguar. Gjithsesi, ajo që duket qartë nga lëvizjet ushtarake të qeverisë së Ilham Aliyevit është se zyrtarët e Bakusë, të cilët dëgjojnë urdhrin e Turqisë, presin vetëm një marrëveshje të fshehtë mes Turqisë dhe Rusisë. Qeveria turke po përpiqet të fitojë pikë nga liderët rusë për çështjen e blerjes së armëve, përfshirë S-400. Pavarësisht kësaj, duket e pamundur që autoritetet e Moskës të jenë të gatshme t'i japin lëshime Turqisë në Kaukazin e Jugut, e cila është anëtare e organizatës ushtarake të NATO-s dhe po negocion me liderët perëndimorë.