Ukraina kërkoi ndërkombëtare për anëtarësimin në NATO
(last modified Sat, 01 Jul 2023 21:18:48 GMT )
Korrik 01, 2023 23:18 Europe/Tirane
  • Ukraina kërkoi ndërkombëtare për anëtarësimin në NATO

Ministri i Jashtëm i Ukrainës i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të mbështesë anëtarësimin e vendit në NATO.

Dimitro Kolba njoftoi: Kievi nuk pret që Ukraina të pranohet në NATO gjatë luftës; Por nëse Europa nuk e pranon Ukrainën si anëtare të NATO-s pas luftës, kjo do të jetë vetëvrasje. Kolba vuri në dukje se: Mospranimi i anëtarësimit të Ukrainës në NATO do të nënkuptonte se lufta do të vazhdojë të jetë një opsion. Mënyra e vetme për të mbyllur dyert e rajonit euroatlantik ndaj agresionit rus është pranimi i Ukrainës në NATO. Ministri i Jashtëm i Ukrainës pretendoi se anëtarësimi i vendit të tij në NATO nuk do të çojë në një tjetër luftë të madhe me Rusinë. Duke pretenduar se Ukraina do të ulë barrën e Gjermanisë dhe vendeve të tjera perëndimore për të mbrojtur krahun lindor të NATO-s, Kolba tha: Ne do ta mbajmë këtë barrë!

Tags