Ndikimi i trazirave franceze në turizmin e këtij vendi
Protestat e dhunshme në të gjithë Francën që shpërthyen pasi policia qëlloi për vdekje një adoleshent, kanë prekur industrinë e udhëtimit dhe turizmit në vend.
Në të njëjtën kohë me nisjen e protestave të dhunshme në të gjithë Francën në shenjë proteste ndaj vrasjes vdekjeprurëse nga policia të një adoleshenti 17-vjeçar, pronarët e hoteleve janë përballur me një valë anulimesh në të gjitha zonat e prekura nga trazirat. Thierry Marx, kreu i shoqatës kryesore të hotelierëve francezë, njoftoi se ai merr paralajmërime të përditshme nga një grup ekspertësh të industrisë së turizmit, të cilët kohët e fundit kanë qenë dëshmitarë të sulmeve, plaçkitjeve dhe shkatërrimit të bizneseve të tyre. Marx i kërkoi qeverisë franceze të garantojë në çdo mënyrë sigurinë e njerëzve që qëndrojnë në hotelet e destinacionit turistik më të njohur në botë. Në këtë drejtim, Federata Franceze e Shitjeve me Pakicë (FCD) ka kërkuar gjithashtu një rritje të forcave të sigurisë përreth dyqaneve. Ndërkohë, Frank Trew, drejtori ekzekutiv i Organizatës së Pavarur Franceze të Hoteleve dhe Restoranteve (GHR), kritikoi rrjetet e huaja dhe pretendoi se mediat e huaja kanë filluar të shfaqin imazhe të Parisit në zjarr dhe gjak që nuk korrespondojnë me realitetin. Pas publikimit të lajmit për vrasjen e një adoleshenti francez 17-vjeçar nga policia e këtij vendi, protestues të zemëruar u vunë flakën ndërtesave dhe automjeteve qeveritare dhe trazirat u përhapën edhe në qytete të tjera franceze përvec Parisit.