Protestat në Francë u përhapën në Zvicër dhe Belgjikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i146136-protestat_në_francë_u_përhapën_në_zvicër_dhe_belgjikë
Trazirat dhe protestat kundër vrasjes së një adoleshenti 17-vjeçar në Francë nga forcat e policisë kanë mbërritur edhe në Zvicër dhe Belgjikë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 02, 2023 21:16 Europe/Tirane
  • Protestat në Francë u përhapën në Zvicër dhe Belgjikë

Trazirat dhe protestat kundër vrasjes së një adoleshenti 17-vjeçar në Francë nga forcat e policisë kanë mbërritur edhe në Zvicër dhe Belgjikë.

Në Lozanë të Zvicrës, më shumë se një duzinë persona dolën në rrugët e këtij qyteti në mbështetje të protestave në Francë.  Sipas raportimeve, disa dyqane në Lozanë u dëmtuan gjithashtu dhe protestuesit sulmuan dhe plaçkitën një dyqan.  Edhe belgët dolën në rrugët e kryeqytetit në mbështetje të protestave në Francë.  Në këto tubime disa persona janë arrestuar nga policia. Numri i të arrestuarve ka shkuar në 63. Në të njëjtën kohë me përhapjen e protestave në shumë qytete të Francës, protestuesit kanë shkatërruar një kishë. Ndërkohë, Presidenti Emmanuel Macron këtë mbrëmje takoi kryeministren Elizabeth Bourne dhe disa ministra të tjerë për të diskutuar situatën e veçantë të vendit.