Lukashenko: Lufta civile në Evropë është e mundur
Presidenti i Bjellorusisë, duke iu referuar ngjarjeve të fundit në Francë, bëri të ditur se është e mundur nisja e një lufte civile në Bashkimin Evropian.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë të enjten në përgjigje të një pyetjeje për mundësinë e luftës civile në Evropë, tha; Edhe pse nuk mendoj se është e pamundur dhe se nuk dua që kjo të ndodhë në Evropë, mirëpo evropianët po shkojnë drejt një konflikti civil dhe një konflikt që do të jetë shumë më i keq se ai që ndodhi në Francë. Lukashenko për konfliktet në Francë, deklaroi se nëse nuk do të ishte kokëfortësia e policisë, do të ishte e mundur të ulej tensioni; Kur ndodh një krizë, autoritetet duhet të flasin me njerëzit. Ky zyrtar shtoi se autoritetet franceze kanë qenë përgjegjëse për disa nga tensionet dhe konfliktet e fundit në këtë vend. Presidenti i Bjellorusisë gjithashtu paralajmëroi për fyerjet e fundit ndaj simboleve të shenjta të myslimanëve në Suedi dhe tha se ky veprim konsiderohet i marrë. Lukashenko shtoi, a nuk mund ta parandalonin autoritetet suedeze këtë? Sigurisht që munden, por suedezët e konsiderojnë fyerjen e simboleve të shenjta të myslimanëve si një të drejtë legjitime. Një shtetas suedez i quajtur Salvan Momika (37 vjeç) përballë xhamisë qendrore në Stokholm, kryeqyteti i Suedisë, grisi faqet e librit të shenjtë mysliman dhe u vuri flakën. Leja e qeverisë suedeze për djegien e Kuranit në këtë vend gjatë ditëve para festës së Kurban Bajramit që është një nga festat më të shenjta islame, ka sjellë një reagim të gjerë ndërkombëtar, veçanërisht nga vendet islame.