300 emigrantë zhduken rrugës për në ishujt Kanarine spanjolle
(last modified Mon, 10 Jul 2023 07:09:03 GMT )
Korrik 10, 2023 09:09 Europe/Tirane
  • 300 emigrantë zhduken rrugës për në ishujt Kanarine spanjolle

Një grup i ndihmës për emigrantët tha se të paktën 300 emigrantë nga Senegali që ishin vendosur në tre varka në ishujt Kanarine të Spanjës, janë të zhdukur.

Sipas IRNA, duke cituar Reuters, "Helen Maleno" një anëtare e grupit "Ravan Borders" të dielën tha se njëra nga varkat mbante rreth 65 pasagjerë dhe varka tjetër mbante 50 deri në 60 emigrantë janë zhdukur që 15 ditë më parë. Varka e tretë mbante rreth 200 emigrantë. Këto varka u larguan nga Senegali më 27 qershor. Të tre varkat ishin nisur për në Evropë nga qyteti Kafontein në jug të Senegalit. Maleno deklaroi: Rreth 300 persona të zhdukur janë banorë të një rajoni në Senegal. Ata u larguan nga vendi i tyre për shkak të paqëndrueshmërisë në Senegal. Ishujt Kanarine, të cilët ndodhen në brigjet e Afrikës Perëndimore, janë destinacioni më i rëndësishëm për emigrantët që synojnë të shkojnë në Spanjë. Një grup tjetër emigrantësh janë përpjekur të arrijë në Spanjë përmes detit Mesdhe.  Vera është një nga periudhat më të ngarkuara kur emigrantët përpiqen të shkojnë në Evropë. Deti Mesdhe është një nga rrugët më vdekjeprurëse për emigrantët që nisen nga Afrika për në Evropë.  Statistikat e publikuara nga Organizata Ndërkombëtare e Emigrantëve e lidhur me Kombet e Bashkuara tregojnë se në vitin 2022 humbën jetën të paktën 559 emigrantë që ishin rrugës për në Ishujt Kanarine.

Tags