Parashikohen ditë të vështira ekonomike për turqit
(last modified Thu, 20 Jul 2023 18:52:19 GMT )
Korrik 20, 2023 20:52 Europe/Tirane
  • Parashikohen ditë të vështira ekonomike për turqit

Me intensifikimin e krizës ekonomike në Turqi ditët e fundit, ekspertët e ekonomisë në javët dhe muajt në vijim parashikojnë ditë edhe më të vështira për banorët e këtij vendi.

Në këtë drejtim, lajmet flasin për uljen e vazhdueshme të vlerës së monedhës kombëtare të Turqisë (lira) ndaj monedhave të tjera të vlefshme ndërkombëtare.  Nisur nga kjo, që nga fillimi i këtij viti ulja e vlerës së lirës turke ka arritur në 30%.  Të mërkurën (19 korrik) çdo dollar është këmbyer me 26. 9 lira turke. Gjatë kësaj jave – kur delegacioni i lartë turk i kryesuar nga Recep Tayyip Erdogan vizitoi Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin – Banka Qendrore e Turqisë ka rritur sërish normën e interesit në këtë vend. Turqia prej muajsh po përballet me një krizë ekonomike. Turqia po përballet me uljen e vlerës së monedhës kombëtare, rritjen e normës së inflacionit, rritjen e papunësisë dhe si rrjedhojë problemet e jetesës dhe rritjen e varfërisë në Turqi. Recep Tayyip Erdogan pas fitores së mandatit të 13-të të zgjedhjeve presidenciale turke ka ndryshuar vendimmarrësit ekonomikë të qeverisë dhe të institucioneve qeveritare. Anëtarët e rinj të qeverisë kanë marrë vendime të ndryshme në krahasim me ish-kolegët e tyre dhe një nga këto vendime ka qenë edhe rritja e normës së interesit, pavarësisht se nuk është vërejtur ndonjë ndryshim pozitiv dhe i dukshëm në gjendjen ekonomike të njerëzve dhe në statistikat ekonomike të publikuar nga Banka Qendrore. Kjo është arsyeja që shumë ekspertë të ekonomisë në Turqi problemet aktuale ekonomike të këtij vendi nuk i shohin thjesht në çështjet ekonomike.  Ekonomistët turq thonë se jemi dëshmitarë të keqmenaxhimit më të keq në ekonominë e vendit dhe shohim se paratë tona shpenzohen lehtësisht për gjëra të pavlera dhe të kota dhe i imponojnë vendit kosto që nuk janë realisht të nevojshme. Në të njëjtën kohë, disa analistë dhe vëzhgues politikë të Turqisë mendojnë se problemet e Turqisë nuk mund të reduktohen vetëm me rritjen e normës së interesit.  Fakti është se kriza aktuale ekonomike është më e thellë nga sesa njerëzit e imagjinojnë.   Lidhur me këtë, “Ebrahim Kiras”, një nga këta analistë të famshëm turq, thotë: “Inflacioni është një çështje margjinale dhe arsyeja kryesore e krizave ekonomike dhe e jetesës së popullit turk i ka rrënjët në problemet strukturore dhe themelore”. Sipas këtij eksperti të famshëm turk, problemet kryesore ekonomike të Turqisë janë më shumë se fatkeqësia në ekonomi, devijimet në sistemin arsimor, gabimet në politikën e jashtme dhe përçarjet e mëdha në sektorin e bujqësisë. Turqia vuan nga probleme strukturore dhe ka nevojë për reforma strukturore. Për shembull, për t'i dhënë fund problemeve aktuale ekonomike të vendit dhe me synimin për të përmbushur angazhimin e saj për të shtrënguar politikat monetare për të frenuar normën e inflacionit, Banka Qendrore e Turqisë nga sot (e enjte) ka rritur normën e interesit me 500 pikë bazë. Banka Qendrore e Turqisë në qershor të këtij viti gjithashtu ka rritur me 650 pikë bazë normën e interesit bankar dhe ka theksuar vazhdimin e politikës tkurrëse deri në përmirësimin e normës së inflacionit. Pavarësisht këtyre masave, problemet aktuale të Turqisë jo vetëm që nuk janë ulur, por kanë vazhduar të rriten.

Tags